Pas Asamblesë Kombëtare të PS, kryeministri Edi Rama mblodhi sot në një takim edhe ministrat e kabinetit.
Kujtojmë se në Asamblenë Kombëtare të PS-së që u zhvillua ditën e djeshme, Rama kaloi në skanër procesin zgjedhor të 30 qershorit, që sipas tij arriti kulmin e përplasjeve politike në vend. Edhe pse zgjedhjet kaluan paqësisht, Rama tha se plaga mbetet ende e hapur.