Rezultat i parë i Reformës në Drejtësi e ka cilësuar Lulzim Basha arrestimin e Emiljano Shullazit. Pas takimit me eurodeputetin, Knut Flekenshtejn, Basha tha se u diskutua për reformën në drejtësi dhe zgjedhjet e ardhshme për të cilat ka kërkuar që oligarkia e lidhur me krimin të mos i cënojë ato. Basha e cilësoi arrestimin e Shullazit si një pikë kthese të drejtësisë në Shqipëri.
“Bandit me nam. Lordi kryesor, gjobëvënës e ka ushtruar këtë aktivitet për shkak të mbështetjes që ka marrë nga kryeministri dhe ministri Tahiri. Arrestimi i tij mund të jetë pikë kthimi në një mijë e një përpjekje e një grupi prokurorësh me integritet për të luftuar lidhjet politike me krimin. Pavarësisht përpjekjeve të lidhjeve politike të Shullazit që shkojnë drejtpërdrejtë tek Rama, çështja të shërbejë si hap i parë dhe rezultat i parë i reformës në drejtësi.”