Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Artan Koçeku, i arrestuar pak ditë më parë, pasi akuzohej për vrasjen e Artan Shkambit në dhjetor të vitit 2017.
Kujtojmë se në vitin 2017, Koçeku ka vrarë me armë zjarri, duke e qëlluar me disa plumba në kokë, shtetasin Angjelin Shkambi.
35-vjeçari u gjet i vrarë brenda makinës së tij në afërsi të varrezave të Stom Golemit. Sipas Prokurorisë së Shkodrës, vrasja kishte ndodhur për një borxh 30 mijë euro, ndërsa viktima dhe autori ishin miq.