Shtyhet me 1 javë nisma e PS-së për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta. Seanca plenare shtyhet më datë 18 korrik 2019, pasi shumica e çështjeve të planifikuara në rendin e ditës të seancës plenare të datës 11 korrik 2019 janë ende në proces shqyrtimi në komisionet parlamentare.
Komisionet parlamentare do të vijojnë punën për përfundimin e shqyrtimit të të gjitha çështjeve të parashikuara në këto data, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se PS-ja në mbledhjen e kryesisë ka vendosur nisjen e procedurave për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit. Me vendimin e sotëm të Parlamentit për të shtyrë seancën, shtyhet dhe nisma për të shkarkuar Presidentin.