Një 57-vjeçar është gjetur i vrarë në banesën e tij në qendër të qytetit në Korçë.
57-vjeçari ka qenë i vetëm në banesë, kur familjarët kanë gjetur trupin e tij të pajetë. Nga të dhënat e para dyshohet se burri është vrarë nga grabitës të armatosur.
Ndërkohë policia vijon punimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.