Mbrëmjen e djeshme bukuroshja shqiptare, Klea Bushi rrëmbeu kurorën e një eventi shumë të rëndësishëm sa i përket bukurisë “Miss Shqipëria 2019”.
Bukuroshja shqiptare prej 22 vitesh qëndron në Itali. Gjithashtu ajo është shpallur “Miss Pavarësia” në kompeticionin ku bëhen bashkë vajzat më të bukura të diasporës.
“Miss Shqipëria 2019” u mbajt në kalanë e Libohovës ku morën pjesë shumë nga artistë të njohur shqiptar si Devis Xherahu dhe motrat Libohova, të cilët i dhanë skenës një atmosferë të veçantë.