Deputetja socilaiste Mimoza Hafizi, publikoi kërkesën që ajo bashkë me Ben Blushin i kanë paraqitur Komisionin Zgjedhor të Partisë Socilaiste për hapjen e kutive të votimit në referendumin e 9 prillit.
Pikat e kërkesës Blushi-Hafizi a) Kërkojmë të na jepet një kopje e listës së zgjedhësve të përgatitur nga KZP, mbi bazën e të cilës u zhvillua referendumi i datës 09.04.2016. b) Kërkojmë të na vihen në dispozicion kopjet e listave të pjesëmarrësve në procesin e votimit për çdo vendvotimi të ngritur, me nënshkrimin e secilit përbri, në referendumin e datës 09.04.2016.
c) Kërkojmë të na vihen në dispozicion kopjet e procesverbaleve të hartuara nga çdo Komision i Vendvotimit dhe i Numërimit të Votave për nxjerrjen e rezulatit për çdo vendvotimi të ngritur në referendumin e datës 09.04.2016. d) Kërkojmë të na vihet në dispozicion një kopje e tabelës së rezultateve të hartuara nga KZP dhe e procesverbalit të KZP për shpalljen e rezultatit të referendumit mbajtur më datë 09.04.2016.