Një grua 50 vjeçare është gjendur e vdekur në shinat e trenit në aksin hekurudhor Peqin-Elbasan.
Trupi i viktimës M.B. është gjendur në afërsi të fshatit Lazaren të Peqinit mbi shinat e trenit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase mund të jetë aksidentuar nga treni që kalon në këtë zonë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.