Një i pafajshëm duket se ka mbetur viktimë e një përplasjeje me armë zjarri mes bandave në qytetin e Kavajës.
Sipas raportimeve të para, referuar burimeve nga policia, kanë qenë dy grupe që janë përplasur me armë, ndërsa ka mbetur i vdekur një kalimtar i rastit, rreth 50 vjeç, që nuk ka lidhje me konfliktin. Ai quhet Ramazan Hasalliu dhe mendohet se ka qënë duke blerë buke kur është qëlluar me armë.
Nga përplasja me armë janë plagosur dhe 4 persona. Po kështu Policia ka ndaluar 4 persona. Zyrtarisht nuk ka informacione nga policia.