Është dënuar me burg nga Gjykata e Apelit në Durrës shtetasi Florenc Çapja i arrestuar disa ditë më parë gjatë një operacioni policor në Elbasan të koduar “Krasta”.
Mësohet se Çapja nuk ishte i pranishëm në seancën e tij gjyqësore, ndaj të cilit rëndonin akuzat për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
38-vjeçari akuzohet për porositjen e vrasjes së oficerit të policisë Fadil Mema, i ekzekutuar me 7 plumba në mesnatën e 13 marsit të vitit 2015 në Torino të Italisë.