Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi, ku të paktën 14 vetë kanë ndërruar jetë si rrjedhojë e përfshirjes nga flakët të anijes së marinës ruse.
Mësohet se zjarri ka rënë në bordin e një anijeje kërkimore të marinës, ndërsa viktimat ishin punonjës të marinës ruse.
Incidenti ndodhi në nëndetëse bërthamore të AS-12 të quajtur Losharik. Ky është incidenti më i madh dhe më i rëndë në Rusi në fushën e mbrojtjes që nga viti 2008, kohë kur si rrjedhojë e rrjedhjes së gazit vdiqën 20 vetë dhe u plagosën 21 të tjerë.