Dera e shkollës “Ali Laçej”, në Shkodër, e caktuar të shërbejë si KZAZ, është hapur me forcë.
Pavarësisht prezencës së policisë, një person ka këputur zinxhirët me forcë, duke mundësuar futjen e materialeve zgjedhore.
I pranishëm ishte edhe Hivzi Bushati, ish-shefi i FNSH Shkodër, i cili ka kundërshtuar hapjen e shkollës, duke e konsideruar “përdhosje institucioni”
“Në zbatim të dekretit të Presidentit, bashkia ka shkel një vendim për ruajtjen e aseteve që ka në pronësi të saj, ky quhet përdhosje e institucionit, grabitje dhe vjedhje. I kërkoj policisë të kryej detyrën e saj. E them si qytetarë dhe si ish-punonjës policie”, ka thënë ai.