Denion Ndrenika/ Illyriapress/ Prishtinë
Vogëlushët e shkollave të muzikës në Tiranë dhe në Prishtinë dhanë shfaqjen e parë të përbashkët në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në kryeqendrën e Kosovës në 15 prill 2016.
Shkollat e muzikës “Prenk Jakova” e Prishtinës dhe “Dëshmorët e Lirisë” e Tiranës u paraqitën me program befasues me vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj.
Ndonëse vërehej aty-këtu nevoja për më shumë kohë, mësuesit dëshmuan punë të lavdërueshme dhe vogëlushët veçmas ata të klasave të para, vullnetin dhe dëshirën se diçka synojnë të mbërrijnë me këto hapa të fillimit.
Fëmijët luajtën 18 pjesë, 17 me solistë dhe një orkestër, në vegla flaut, klarinetë, violonçel, violinë, piano nën udhëheqjen e dirigjentit Maestro Edon Ramadani.
Shkollarët bënë prova të përbashkëta dy ditë radhazi në datat 14-15 prill në mjediset e shkollës “Prenk Jakova”.
Solistët dhe orkestrantët e vegjël udhëtuan prej mëngjesit të hershëm nga Tirana në Prishtinë ku u pritën dhe u bashkuan me moshatarët e tyre.
Mbrëmjen e 15 prillit, Salla e Kuqe u ndez nga ritmi dhe mjedisi krejt kuq e zi, sikurse veshjet e instrumentistëve, pra me ngjyrat e vetme të shqiptarëve në përfaqësimin e ardhmërisë së tyre muzikore.
Prej krejtve, lojën më të mirë e dha në sallën e mbushur plot e përplot me mësues, prindër e qytetarë prej Shqipërisë dhe Kosovës, Arsim Gashi.
I hatashëm ishte djaloshi Gashi në pjesën për violinë dhe piano “La Vida breve” të Manuel De Fallës!
Arsim Gashi i brofi në këmbë të pranishmit që nuk u ndjenë aspak të dobët për të mos e fshehur kënaqësinë.
Duartrokitjet bënë që pavarësisht emocioneve, Arsimi të mos pengohej të kthehej të përshëndeste për herë të dytë shikuesit.
Kristel Gjikolaj në klasë të dytë nga “Dëshmorët e Lirisë” hapi koncertin me violonçel me pjesën e Ludvik fan Bethofenit (Ludwig van Bethoven” “Kontardance”.
kristel gjikolaj
Paraqitje mbresëlënëse në veglat frymore nga Erblin Rexha në klarinetë me “Canzonetta” op.6” dhe Artida Bakija në flaut me “Morceau Modere” të shkollës “Prenk Jakova” dhe nga “Dëshmorët e Lirisë”, violinistët Gerald Llapushi me pjesën e Huberit për koncert dhe Rashan Bryant me “Motto perpetua”.
Tërheqëse shumë ishte gjithashtu loja e Grupit Orkestral me shumë vogëlushë të klasave të para me “Valle Napoletane” nga Çaikovski.
Më së miri për moshën që kanë vogëlushët treguan se mësuesit e tyre janë lodhur me punën, por jo me ta në një rrugë të vështirë e plot andralla të muzikës e aq më shumë asaj klasike.
Puna shumëjavore e të dy stafeve të shkollave me fëmijët, u përfundua me një befasi për njerin sosh, të organizuar nga mikpritësit dhe drejtoresha Violeta Krasniqi e “Prenk Jakovës”.
Një vogëlush u hutua krejt kur dëgjoi emrin dhe përshëndetjen e udhëheqësve të koncertit dhe drejtimin e dirigjentit Maestro Edon Ramadani që u bashkuan me tërë sallën duke ia kënduar “Gëzuar Ditëlindjen!”, “Happy birthday to you”!
Olkin Ndrenika, i cili në orkestrën e përbashkët luante në violoncel (mësuese Estela Jaho), shihte sa andej-këndej sallën në këmbë duke ia ururuar vitin e 7-të të lindjes në 15 prill.
Ky ishte koncerti i parë i binjakëzimit të shkollave të muzikës “Prenk Jakova” dhe “Dëshmorët e Lirisë”, që po përgatisin edhe të dytin në Tiranë me gjasë në 3 maj 2016.
Programi koncertal ishte ndarë në 18 pjesë dhe të fundit përmbyllëse të orkestrës, nën dirigjimin e Maestros Edon Ramadani dhe shoqërimin e mësimdhënësve të të dy shkollave.
Të pranishëm ishin zyrtarë komunarë, drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci, nëndrejtoresha e shkollës “Dëshmorët e Lirisë”, Mirela Moisiu dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, kurse mungoi kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Koncert i binjakëzimit në mes të të dy shkollave “Prenk Jakova” Prishtinë dhe “Dëshmorët e Lirisë” Tiranë.
1-Kristel Gjikolaj, violonçel nga Bethoven “Kontardance”
2-Sara Zeneli, piano nga Tchaikovsky “Kënga e vjetër franceze”
3-Rashan Bryant, violinë nga Pjetër Gaci “Mottto perpetua”
4-Erblin Rexha, klarinetë nga A’Dambrosi “Canzonetta” op.6”.
5-Gerald Llapushi, violinë nga Hubber “Koncert”
6-Noel Çela, piano nga Moxat, “Variacione”
7-Jora Gashi, flaut nga L.Moxart
8-Vesa Berisha, piano nga Simon Gjoni “Baladë”
9-Artida Bakija, flaut nga Jules Massnet “Morceau modere”.
10-Kaltrina Spaho, kanon për 4 duar
11-Arsim Gashi, violinë nga Manuel de Falla “La vida breve”
12-Lisa Sahatqiu-Dea Bajrami nga Rachamaninoff “Polka italiane”
13-Dojna Luka, violonçel nga Marcello “Sonata”
14-Dario Rama, piano nga Tonin Harapi “Vallja e xhuxhave”
15-Xhorxhia Beqiraj, violonçel nga Vivaldi “Sonata” (koha I)
16-Ami Plaku, piano nga Sabrie Nushi “Vals”
17-Greis Zeneli, violinë nga Pjetër Gaci “Koncert” (koha III)
18-Grupi Orkestral nga Tschaikovsky “Valle Napoletane”
Orkestra:
Violina I: Rashan Bryant, Gerald Llapushi, Debora Rajta, Kostandin Misho, Lambert Rusi, Jon Jupolli, Shkurte Jashari, Ema Deva.
Violina II: Joan Dredhasi, Arsi Anamali, Ana Bici, Elvis Agolli, Gresa Uka, Tea Gashi, Trina Rama, Aniset Cej, Orges Morina, Alketa Lepaja.
Violina III: Vjosa Agaraj, Kristel Shtylla, Erika Amankwah, Dea Gashi, Elda Kavaja, Frida Fetiu, Enxhi Krasniqi, Aiola Bajrami, Dua Zogu.
Violonçel: Kristel Gjikolaj, Ann Maria Hila, Olkin Ndrenika, Xhorxhia Nasto, Megi Duka, Leart Mehmeti, Loresë Ibrahimi, Lyra Gashi.
Dirigjent: Maestro Edon Ramadani
Piano: Shkurta Gashi
Korep.: Faton Hasani dhe Njomza Kastrati
Mësuesit:
Estela Jaho, violonçel
Entiola Vika, violinë
Zhaneta Thano, violinë
Marinela Breghu, piano
Veisla Muçaj, piano
Vjollca Stamo, piano
Zana Munishi Kerveshi, flaut
Igballe Çitaku, flaut
Pranvera Hoxha Bryma, Piano
Syzana Jakupi, piano
Faton Halimi, klarinetë
Rahmi Ymeri, violinë.