Miss Serbia në një event në Kosovë, bëri simbolin e shqiponjës dykrenare teksa pozoi para aparatit duke buzëqeshur.
Mediumi serb “Kurir” i ka kushtuar një artikull veprimit të modeles serbe, duke e quajtur veprimin e Jovankës si skandal, duke shtuar se u erdhi befasi edhe vetë organizatorëve të cilët nuk e prisnin atë.
Miss Serbia kishte thënë se shqiponjën e bëri në formë respekti dhe se ishte normale për ta bërë.
Në një deklaratë për “Blic”, Vesna de Vinca nga kompania e modës “Miss Yu”, tha se kompania e saj nuk ka të bëjë asgjë me Irenën.
Ajo tha se kjo kompani nuk ka të bëjë me zgjedhjen e Irenës dhe konsideron se zgjedhja e saj ishte false.