Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt ka shkuar sot në mëngjes në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku ka takuar një pjesë të trupës së prokurorëve.
Mësohet se vizita e Ambasadorit tek Krimet e Rënda lidhet me nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi.
Kujtojmë se ky takim vjen një ditë pasi kreu i KLP-s Genti Ibrahimi njoftoi se faza e intervistimit dhe pikësimit të kandidatëve që kanë aplikuar për SPAK, Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, do të mbyllet brenda korrikut.