Raporti i OKB: Shqipëria, prodhuesi më i madh i kanabisit në Evropën juglindore – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i OKB: Shqipëria, prodhuesi më i madh i kanabisit në Evropën juglindore

09:06 | 27/06/2019
në Kryesore
0

Shqipëria ishte prodhuesi më i madh i kanabisit në Europën Juglindore për periudhën 2010-2017 dhe një nga tre shtetet që është përmendur më shumë në raportet e viteve të fundit për tranzitimin dhe kapjen e kanabisit, së bashku me Holandën dhe Spanjën.

Gjetjet janë publikuar në raportin e fundit të UNODC, Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe krimet. Raporti thotë se analiza e treguesve të ndryshëm për periudhën 2010–2017 ka treguar se kultivimi i kanabisit ndodh në një masë të madhe në disa vende, ku për Europën Juglindore përmendet Shqipëria.

Raporti përdor një sërë treguesish për të identifikuar se ku ka të ngjarë të ketë kultivim dhe prodhim kanabisi si hektarët e kanabisit të asgjësuar, numri i bimëve të asgjësuara dhe origjina e kanabisit të asgjësuar.

Read more

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

Sipas të dhënave të raportit të UNODC, në Shqipëri janë asgjësuar në 2016-n rreth 2.5 milionë rrënjë, ose 5,205 plantacione në fushë të hapur. Sipas tabelave të publikuara nga UNODC , Shqipëria renditet e dhjeta në botë për nga sasia e kanabisit të asgjësuar për 2016-2017, ku rekordin e mbajnë Paraguaji dhe Filipinet, përkatësisht 36.5 dhe 26.4 milionë rrënjë të asgjësuara.

 

Në Europë, sasitë më të mëdha të kanabisit të asgjësuara ishin në Shqipëri, Itali dhe Turqi.

Në 2017-n në Shqipëri u asgjësuan 67 mijë bimë dhe 500 plantacione, ndërsa u kalua dhe te prodhimi i mbyllur, teksa u asgjësuan 7,776 bimë në hapësira të mbyllura. Për periudhën 2016-2017 UNODC nuk ka publikuar të dhëna për sipërfaqen e mbjellë dhe për prodhimin. Të dhënat e fundit për to janë të vitit 2012, kur kishte 10 mijë hektarë të mbjella me kanabis me një prodhim prej 1,400 tonësh.

Shqipëria përmendet dhe si një nga vendet e Europës, ku janë kapur laboratorë kokaine, së bashku me Belgjikën, Slloveninë, Portugalinë dhe Spanjën.

Raporti thekson se gjatë periudhës 2013–2017, shtetet që u përmendën më shpesh në anketat e raportit vjetor si shtete kryesore të origjinës, nisjes dhe tranzitit të barit të kanabisit të asgjësuar ishin (në radhë zbritëse sipas frekuencës së herëve që ata janë përmendur):

Europa: Holanda, Shqipëria dhe Spanja
Amerika e Veriut: Meksika, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja
Amerika e Jugut: Paraguai dhe Kolumbia
Amerika Qendrore: Guatemala
Karaibe: Xhamajka
Afrika: Gana, Mozambiku dhe Republika e Bashkuar e Tanzanisë

/MONITOR

Etiketa: Evropa Juglindoreprodhuesi më i madh i kanabisitRaporti i OKBShqiperia

Të Lidhura

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

nga 27
19:26 | 05/06/2026
0

Konspiracionisti Alfred Çako ka mbajtur një fjalim gjatë protestës qytetare në bulevard, ku ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama...

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

nga 27
19:10 | 05/06/2026
0

“Nëse ai investim fillon, bizneset jo vetëm këtu, në Vranisht e Himarë, impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme. Janë motorë...

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

nga 27
18:56 | 05/06/2026
0

Ka nisur vetëm pak minuta më parë protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët...

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

nga 27
18:42 | 05/06/2026
0

Qytetari: Ajo është pronë e grabitur. Rama: Kjo nuk është çështja ime. Qytetari: Nuk është çështja juaj. Është çështje e drejtësisë së korruptuar...

Para
Basha mbërrin në presidencë në 09:00, takohet me presidentin Ilir Meta

Basha mbërrin në presidencë në 09:00, takohet me presidentin Ilir Meta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

19:26 | 05/06/2026
Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

19:10 | 05/06/2026
“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

18:56 | 05/06/2026
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

18:42 | 05/06/2026
Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

18:30 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –
  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com