Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në autostradën Fushë Krujë-Milot.
Mësohet se një mjet tip “Smart” është goditur nga pas nga një kamion, në afërsi të qytetit të Laçit. Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesja e mjetit “Smart”, 26-vjeçarja Sonila Gurra. Ajo është dërguar në spital por nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.