Bashkia e Devollit i ka dërguar letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku thuhet se akti për caktimin e Qendrave të Votimit do të shfuqizohet.
“Akti për caktimin e Qendrave të Votimit, shfuqizohet. Qendrat e Votimit, në administrim të bashkisë”, thuhet në letrën e Bashkisë Devoll drejtuar KQZ-së.
Bashkia Devoll thekson gjithashtu se nuk do të lejojë futjen e materialeve zgjedhore në ambientet që administrohen nga bashkia.