Një 35-vjeçar shqiptar, emigrant prej vitesh në Greqi, i identifikuar si Skënder Toska, baba i dy fëmijëve ka humbur gjurmët që prej 1 prillit nga Korfuzi.
Sipas policisë greke të Korfuzit 35-vjeçari ka humbur nga zona e Kato Korakiana, ku ai kishte shkuar për të punuar për disa ditë.
Mësohet se para zhdukjes 35 vjeçari i ka lënë një shënim gruas së tij para se të largohet, gjë për të cilën të afërmit duken mjaft të shqetësuar.
Vëllai i tij, nuk përjashton mundësinë e udhëtimit në Itali, pasi ai kishte para dhe pasaportën e tij me vete. Policia greke është në kërkim të tij.