Pak orë përpara protestës së nëntë kombëtare të opozitës, kryetari i opozitës Lulzim Basha publikon videomesazhin e dytë drejtuar shqiptarëve.
“Të gjithë bashkë sonte në orën 20:00, si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa! #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Basha në postimin e tij në Facebook.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/390949221544389/?v=390949221544389