Protestuan për lirimin e KZAZ-së nr 42/ Arrestohen 6 persona, procedohen penalisht 31 të tjerë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protestuan për lirimin e KZAZ-së nr 42/ Arrestohen 6 persona, procedohen penalisht 31 të tjerë

16:29 | 20/06/2019
në Shqiperi
0

Gjashtë persona janë arrestuar në Kavajë ndërsa 31 të tjerë janë proceduar penalisht pasi protestuan para KZAZ nr. 42 për lirimin e ambienteve dhe largimin e materialeve zgjedhore.

Sipas njoftimit të policisë këta shtetas kanë tentuar te futen forcërisht në ambientet e shkollës ku ndodhet duke qëlluar me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba “molotov”, punonjësit e Policisë me shërbim, në ruajtje të KZAZ-së.

Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje, autoritetet kanë shpallur në kërkim policor 25 shtetas, 12 prej të cilëve punonjës të Bashkisë Kavajë.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Njoftimi i policisë Kavajë:

31 të proceduar, ndër ta 6 të arrestuar, për sulmin ndaj KZAZ nr. 42 dhe ndaj punonjësve të Policisë, me shërbim në këtë objekt.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur  më datë 19.06.2019, para KZAZ nr. 42 në Kavajë, u arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë Rendit Publik”, ’’Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor mbetur në tentativë”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme” dhe ‘’Shkatërrimi i pronës”, shtetasit:

  • A. Xh., banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.
  • E. B., banues në Kavajë, punonjës i Bashkisë Kavajë (shofer).
  • D. E., banues në Kavajë.
  • L. D., banues në Golem, Kavajë.
  • F. R., banues në Kavajë, punonjës i Ujësjellës – Kanalizime
  • D. B., banues në Kavajë, punonjës i Ujësjellës – Kanalizime, Kavajë

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse:

Ne datën 19.06.2019 rreth orës 20:05, në lagjen nr. 3 në Kavajë, kanë marrë pjesë në një grumbullim të paligjshëm, me qëllim lirimin e ambienteve të shkollës “Tre dëshmorët”, ku ndodhet KZAZ nr. 42.

Këta shtetas kanë tentuar te futen forcërisht në ambientet e shkollës ku ndodhet duke qëlluar me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba “molotov”, punonjësit e Policisë me shërbim, në ruajtje të KZAZ-së.

Nga veprimet e dhunshme të këtyre personave është dëmtuar rrethimi i jashtëm i territorit të shkollës, në anën jugore, janë dëmtuar edhe dy portat metalike të shkollës, si dhe ka pësuar lëndime nga goditja me sende të forta, edhe një punonjës Policie.

Nga veprimet hetimore të kryera, këqyrja dhe analiza e pamjeve filmike, raportet e shërbimit, janë administruar të dhëna, fakte dhe prova, që vërtetojnë se shtetasit e mësipërm kanë konsumuar veprën penale: “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, ’’Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor mbetur në tentative”, “Organizimi dhe Pjesëmarrja në grumbullim të paligjshëm” dhe ‘’Shkatërrimi i pronës”.

Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje, u shpallën në kërkim policor 25 shtetas, 12 prej të cilëve punonjës të Bashkisë Kavajë.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe dokumentimin e plotë të saj .

Materialet hetimore do t’i dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: arrestimdekreti i Presidentit Metakavajekzaz nr 42materiale zgjedhorepolicia kavaje

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Durrës/ Breshëri plumbash ndaj Range Rover-it, plagoset kunati i Lul Berishës (film)

Durrës/ Breshëri plumbash ndaj Range Rover-it, plagoset kunati i Lul Berishës (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com