Zbatimi i marrëveshjes dypalëshe nis me ceremoni në Han të Elezit
Duke nisur nga dita e sotme kalimi i kufirit ndërmjet Kosovës e Maqedonisë për shtetasit e të dy vendeve do të mund të bëhet edhe thjeshtë me paraqitjen e një karte identiteti. Me këtë rast sot në Han të Elezit do zhvillohet ceremonia për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për kushtet e kalimit të kufirit me letërnjoftime për shtetasit e të dy vendeve. Mediat e Kosovës njoftojnë se ceremonia do të mbahet në hapësirën ndërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Elezit dhe Bllacës.
Po ashtu saktësohet që letërnjoftimet duhet të jenë biometrike.