Komisioni i Ekonomisë ka miratuar gjatë mbledhjes së sotme kontratën koncesionare për rrugën Milot-Balldren (9.4 mln euro/km).
Ndërkohë ish deputet i PD, Agron Shehaj ka publikuar dokumentin ku tregon se oferta e Kompanisë ANK për ndërtimin e Milot-Balldren në vitin 2017 ka qenë 76 milionë euro.
“76 milionë euro ka qenë oferta e Kompanisë ANK për ndërtimin e Milot-Balldren, të dorëzuar në 2017. Komisioni i Ekonomisë sapo miratoi kontratën korruptive me trefishin e kostos, prej 213 milionë euro”, shkruan Shehaj.
Sipas tij kjo është vjedhja e radhës e dyshes Rama-Gjiknuri dhe prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet.