Gazeta më e madhe europiane “Bild” ka publikuar përgjime të tjera në lidhje me blerjen e votave për zgjedhjet e vitit 2017.
Në përgjimin e gjashte është dialogu në mes Arben Keshit drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe një personi tjetër, i cili i tregon për një episod që i ka ndodhur.
“E mban mend atë personin që nuk e pranoi ofertën javën e kalume? Ka ardhë duke më kërku tani. Është këtu”, i thotë personi i paidentifikuar drejtori të Ramës, Arben Keshi.