Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Konventa e nëntë e PDK-së, pasi vendosi që votimi të bëhet në mënyrë të hapur, Veseli është zgjedhur kryetar pa asnjë votë kundër.
Veseli ka thënë se të gjithë anëtarët e partisë duhet të kërkojë llogari nga udhëheqja e re e PDK-së.
“S’do të lejojmë të ketë dilema se a do ta fitojmë lirinë, perspektivë, të ardhmen tonë. Ka veç një rrugë: ajo është rruga e përgjegjësisë dhe shanseve të barabarta”, ka thënë Vseli.
Zgjedhja e Veselit kishte ardhur pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i kreut të PDK-së, pasi ky i fundit ishte zgjedhur president i vendit.