Dy aksidente me pasojë vdekjen e dy personave kanë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Mësohet se njëri prej viktimave është 69-vjeçari S.Shehu. 69-vjeçari u përplas nga një automjet në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet. Ndërkaq, është arrestuar shoferi E.Qirici.
Ndërsa një tjetër aksident është regjistruar tek zona e njohur si “Medreseja” më kryeqytet, ku ka humbur jetën një këmbësore 60-vjeçare.
Burime nga policia bëjnë të ditur se është arrestuar shoferi G.Beqiraj, i cili përplasi për vdekjen këmbësoren 60-vjeçare.