Kreu i PD-së Lulzim Basha do të mbledhë sot aleatët për të caktuar datën e protestës së rradhës të opozitës së bashkuar.
Burime nga selia blu bëjnë të ditur se mbledhja do të mbahet në orën 12:00 ku mes të tjerash do të diskutohet për caktimin e datës së protestës si dhe aksionin opozitar në përgjithësi.
Ndërkohë pasdite në orën 18:00 Basha do të mbledhë Kryesinë, Kolegjin dhe grupin e ish deputetëve. Edhe në këtë mbledhje pritet që të diskutohen detajet e aksionit politik që do ndërmerret në ditët në vijim.