Autori i vrasjes së 24-vjeçarit Viktor Shkorreti në Laç ka shprehur pendesën e tij në lidhje me krimin.
Emanuel Koca në një deklaratë për policinë është shprehur se vrasja është kryer në kushtet e vetëmbrojtjes.
“Jam penduar për atë që kam bërë, Viktor Shkorreti më qëlloi me thikë, ndaj e qëllova me armë”, është shprehur Koca në polici. Ndërkohë që ai pretendon se është dëmtuar me thikë në dorë dhe në njërin prej veshëve.