Deklaratat e djeshme të Presidentit të Ke-së në lidhje me situatën politike në Shqipëri kanë sjellë reagime të shumta në rrjet duke e cilësuar Juncker si alkoolist të papërgjegjshëm.
Pjesë e këtyre reagimeve është bërë edhe sekretarja e përgjithshme e PDIU-së Mesila Doda.
“Zgjedhjet lokale te 30 qershorit jane bere me 30 prill dhe ishin te lira dhe te ndershme me konkurrence te larte…
Hajde degjo akoma kto pleqte e rrjedhur dhe nje tufe me zyrtare qe marrin rroga si yje Hollywoodi e sillen si te papergjegjshem… gjithsesi nuk kemi me nevoje per zgjedhje se i kemi kry me 30 prill…
Juncker, vazhdo punen se ke dite te gjate perpara… merr dhe ndonje ilac per stomakun se e shkaterrove”– shkruan Doda në Facebook.
Kujtojmë që Juncker në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, tha dje se zgjedhjet në Shqipëri janë mbyllur në prill, mbështet zgjedhjet e 30 qershorit dhe është pro hapjes së negociatave me Shqipërinë.