Ka dështuar sërish seanca në Gjykatën e Krimeve të Rënda për grupin e “Habilajve”.
Mësohet se shkak është bërë mosmbërritja e letërporosive nga Italia, ku mund të vërtetohet se të pandehurit kanë marrë njoftim për fillimin e procesit gjyqësorë edhe në vendin tonë.
Nga ana tjetër më datë 13 Qershor, Gjykata e Katanias në Itali do të japë vendimin për grupin e Habilajve.