Ish-deputeti i PS-së, Gjetan Gjetani u ka bërë një thirrje publike të gjithë kolegëve të tij, pjesë të Partisë Socialiste të mos e ndjekin më Ramën në rrugën e tij.
Përmes një postimi në facebook, Gjetani shkruan se Rama është duke e dërguar vendin drejt shkatërrimit. Ndërkohë Gjetani përshëndet edhe vendimin e Presidenti Meta duke thënë se është një veprim për bashkimin e shqiptarëve dhe jo ndarjen e tyre.
Reagimi i plotë i Gjetan Gjetanit:
I bëj thirrje kolegëve të mij socialistë që të mos ndjekin Edi Ramën në rrugën e tij për shkatërrimin e përcarjen e Shqipërisë.
Dihet që Edi Rama është armiku i zgjedhjeve të lira e të ndershme prandaj nuk lejoi zgjedhje edhe në PS.
Dekreti i presidentit është një veprim për bashkimin e shqiptarëve dhe jo ndarjen e tyre, për zgjedhje të lira dhe jo për zgjedhje të kapura nga krimi, për integrimin dhe jo për izolimin e shqiptarëve.
Prandaj të bashkohemi te vlerat e vërteta dhe ta lëmë vetëm Edi Ramën në çmendurinë e tij për para e për pushtet dhe në greminën ku ai do të fusë vendin dhe socialistet e ndershëm.
Sot është koha që të zgjedhim të mirën për vendin dhe familjet tona dhe të largohemi nga e keqja, që përfaqëson Edi Rama i cili mendon vetëm për xhepin dhe pushtetin e vet dhe të kriminelëve rreth tij.