Papa në Lesbos: “Ishulli mban të gjithë barrën e Europës” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Papa në Lesbos: “Ishulli mban të gjithë barrën e Europës”

13:39 | 16/04/2016
në Kosove Rajon
0

Bartolomeu: Apel solidariteti drejtuar bashkësisë ndërkombëtare

papa lesbos

Takimi i Papa Françeskut me dhjetëra refugjatë në ishullin grek Lesbos është një zile zgjimi për Europën në krizën aktuale të refugjatëve. Vizita e Papës shihet si apel solidariteti drejtuar bashkësisë ndërkombëtare. Me një vizitë në ishullin Lesbos, Papa Françesku shprehu edhe njëherë këtë të shtunë (16.04) solidaritetin e tij me refugjatët. Pak para mbërritjes në ishullin e Egjeut, Papa u shpreh se „ky është një udhëtim ndryshe nga të tjerët, një udhëtim i karakterizuar nga trishtimi.“ Papa theksoi se kriza e refugjatëve „është katastrofa më e madhe humanitare që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Ky ishull mban të gjithë barrën e Europës në supet e tij“. Në mesditë Papa Françesku, kreu i kishës ortodokse greke, Patriarku Bartolomeu I dhe kryepeshkopi grek, Hieronymus kanë nënshkruar në ishullin Lesbos një deklaratë, ku bëhet thirrje për solidaritet me refugjatët. “Bota nuk mund ta injorojë më këtë krizë humanitare.”

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Menjëherë pas pritjes nga ana e kryeministrit grek, Aleksis Tsipras në aeroportin e Mytilinit, dhe takimit me kreun e kishës ortodoske, Patriarkun Bartolomeun I, kreu i kishës katolike vizitoi kampin e refugjatëve, Moria në ishullin grek Lesbos, ku ndodhen aktualisht më shumë se 3000 refugjatë. Në kamp Papa përshëndeti dhjetëra të rinj e fëmijë emigrantë, shumica e të cilëve kanë marrë rrugën të vetëm duke kaluar nga Turqia përmes detit në Greqi. Në kamp Papën e prisnin qindra emigrantë. Shumë vetë mbanin pllakate ku shkruhej „Ne duam liri“, „Ti je shpresa jonë“. Mes refugjatëve kishte jezidë, pakistanezë dhe kurdë. Një grua iu lut Papës ta merrte me vete. Sipas televizionit grek, Papa do të marrë dhjetë refugjatë me vete në Vatikan, si shenjë solidariteti. Bëhet fjalë për tetë sirianë dhe dy afganë.

lesbos 2

“At, më jep bekimin”

Në një çadër Papa Françesku bisedoi edhe me familje refugjatësh, ku fëmijët i treguan dhe dhuruan atij vizatime nga jeta e tyre. Papa i përshëndeti gratë vetëm me tundje koke, por nuk ua dha dorën, në shenjë kujdesi ndaj zakoneve myslimane, ndërsa me burrat e pranishëm, Papa toki duart. Për një kohë ai e mbajti dorën mbi kokën e një të riu që qante dhe thoshte „At, më jep bekimin“. Refugjatë të tjerë i rrëfyen Papës se ata kanë mbetur në ishull, ndërkohë që familjet e tyre ndodhen në Gjermani. Në mesditë Papa kujtoi të gjithë refugjatët që kanë lënë jetën në përpjekje për të ardhur drejt Europës.

Kriza e refugjatëve dhe sidomos gjendja e tyre në Lesbos ishin edhe tema qëndrore e një takimi mes Papës dhe kryeministrit grek, Tsipras. Të dy ishin të bindur që kriza e refugjatëve është një problem europian dhe ndërkombëtar, që kërkon një përgjigje me mirëkuptim, konform normave ligjore ndërkombëtare dhe europiane, u shpreh zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi. Sipas zëdhënësit të Vatikanit, Papa Françesku dhe kryeministri grek, Tsipras kërkuan të merren masa që njerëzit të mos rrezikojnë më jetën përmes rrugës detare. Janë të nevojshme masa të ashpra kundër rrjetit të bandave kontrabandiste. Itineraret e rrezikshme duhen mbyllur dhe „duhen zhvilluar ide për strehimin e tyre në Europë“. Ndërsa kryepeshkopi grek, Hieronymus II e ka cilësuar krizën e refugjatëve si „falimentim të humanitetit dhe solidaritetit“ në Europë. Nuk ka nevojë për shumë fjalë, mjaft të shohësh në sytë e fëmijëve që ai dhe Papa kanë takuar në ishullin, Lesbos, ka thënë kryepeshkopi grek.

lesbos 3

Apel solidariteti

Vizitën e Papës në ishullin Lesbos, kreu i kishës ortodokse, Bartolomeu I e vlerësoi si një apel solidariteti drejtuar bashkësisë ndërkombëtare. Nevojitet më shumë angazhim për njerëzit në nevojë, tha ai. Vizita e Papës do të „prekë zemrat e miliona njerëzve“. Edhe kryeministri italian e vlerësoi vizitën e Papës në Lesbos, udhëtimi i 13-të i tij jashtë vendit, si „një gjest të jashtëzakoshëm“.

Papa Françesku e kreu udhëtimin e parë të tij menjëherë pas zgjedhjes në krye të kishës katolike, në Lampedusa, në vitin 2013, edhe ky një ishull-simbol i krizës së refugjatëve. Në ishullin grek Lesbos zbarkuan 7000 refugjatë në vjeshtën e vitit 2015, herë pas herë numri i refugjatëve ka arritur edhe 20.000 vetë, ndërkohë që në ishull banojnë rreth 85.000 vetë. Aktualisht aty ndodhet edhe qendra më e madhe e regjistrimit të refugjatëve në Greqi. DW

Etiketa: mesazh solidaritetipapa ne lesbostakim me refugjatet

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Shqipëria, tani stadiume dinjitoze

Shqipëria, tani stadiume dinjitoze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com