Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) është shkarkuar nga detyra edhe Kryetari i Gjykatës së Apelit Shkodër, gjyqtari Fuat Vjerdha.
Vendimi për shkarkimin nga puna erdhi pas rihapjes së hetimeve për disa konstatime të reja dhe denoncime nga publiku lidhur me aspektin profesional dhe kriterin e pasurisë.
Vendimi u mor nga treshja gjykuese KPK-së e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Lulzim Hamitaj relator dhe Pamela Qirko anëtare, si edhe vëzhguesi ndërkombëtar Ferdinando Buatier.
Kujtojmë që sot u shkarkua nga detyra edhe kryetarja e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro.