Ish deputeti i PD, Edi Paloka ka komentuar ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ulëz ku u dogjën gjatë natës makinat e kryetares së PD, Gjelina Kalthi.
“Filloi fushata e vertetë e ‘rilindjes’. Siç duket u mërzitën ‘çunat’ andej; Pse të dalin në tv vetëm ‘çunat e Gjushit’ edhe ne njësoj kemi ‘punuar’ vetëm se nuk kemi dalë në përgjime”, shkruan Paloka.
Ndërkohë Kalthi, njëkohësisht administratore e kësaj njësie për Bashkinë Mat shprehet se makinat e saj janë djegur qëllimisht për shkak të angazhimeve të saj në politikë.