Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seancën ndaj grupit të Emiliano Shullazit për shkak të mosparaqitjes së avokatëve mbrojtës të caktuar kryesisht nga gjykata.
Seanca e radhës u caktua me 18 Qershor në orë 12 e 30. Seanca u shoqërua sërish me debate mes të pandehurve dhe trupës gjykuese.
Të pandehurit kërkojnë të mos gjykohen nga kryesuesja Saida Dollani. Ndërkohë Gjykata vendosi të gjobisë 2 nga avokatët për mos praninë e tyre me nga 5 mijë lekë.