Presidenti Republikës Ilir Meta e ka vlerësuar lart, kontributin e madh humanitar të Organizatës “SOS Fshatrat e Fëmijëve Ndërkombëtar” dhe i ka akorduar dekoratën Nënë Tereza”.
Meta u shpreh sot se për 23 vjet, “SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri”, kanë qenë shtëpia e dashur, e ngrohtë dhe e sigurt për shumë vogëlush pa kujdes prindëror, të cilët janë rritur, edukuar dhe tashmë i kanë dalë për zot jetës së tyre, shpesh duke u shndërruar në modele frymëzimi për fëmijët e tjerë.
“Shqipëria nuk duhet të jetë vendi i shpresave të thyera, ku shkelen të drejtat bazike të fëmijëve dhe ku varfëria ndrydh ëndrrat e brezit të ri. “SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri”, burim frymëzimi dhe shembull i solidaritetit, humanizmit, përkujdesjes dhe dashurisë prindërore për këta fëmijë të mrekullueshëm”, tha Meta.