Ish- deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur pas seancës në Gjykaten e Apelit, ku prokuroria kërkon serish burg per ish-deputetin e opozitës.
Balliu shprehet se nuk trembet nga këto shantazhe, ndërsa shprehet i gatshëm të përballet me këdo.
Sipas Balliut, Rama po përdor prokurorinë e cila kërkon arrest shtëpie për bandat e Avdylajve dhe arrest me burg për qytetarët.
“Rama po përdorur prokurorinë e cila kërkon arrest shtëpie për bandat e Abdylajve po kërkon arrest me burg për qyetarët të cilët protestojnë kundër padrejtësive.
Këto shantazhe nuk do të trembin asnjë, ne jemi te gatshëm të përballemi kudo sepse po luhet fati i Shqipërisë.
Nuk do të lejojme të rikthehen votimet e Enver Hoxhës. Do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh Balliu.
Kujtojmë që ish deputeti Balliu, pas shoqërimit në polici kaloi një natë në qeli dhe më pas u lirua. Më 9 maj Balliu ka doli para gjykatës së Tiranës, e cila vendopsi masën, “detyrim paraqitje”.