Turi i takimeve për të shpjeguar atë që ndodhi në referendumin e 9 prillit
“Shqipëria mbi Partinë” është slogani i ri i turit më të fundit që nis nga sot në Berat deputeti socialist dhe mbështetësit e tij. Sot pasdite, Blushi, deputetja Mimoza Hafizi dhe ish deputeti Marko Bello do të shpalosin në Pallatin e Kulturës në Berat, idetë e tyre për një qeverisje më të mirë dhe një PS me standarde që respektohet. Turi i takimeve që nis sot vjen si një reagim pas referendumit të 9 prillit, të cilin ata e cilësojnë të manipuluar. Kundërshtarët e këtij referendumi do të sqarojnë anëtarësinë socialiste se si është abuzuar me emrat e tyre.
Nga ana tjetër Partia Socialiste po përgatitet për mbledhjen e parë të Asamblesë së re, që pritet të zhvillohet të shtunën që vjen. Aty do të zgjidhet kryesia e re e PS-së, ku veç tjerave diskutohet të jetë emri i Ben Blushit, i cili deri tani ka qenë anëtar i saj.