Dy vëllezër kanë humbur jetën dhe një person i tretë ka mbetur i plagosur në Çair të Shkupit.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme dhe sipas mediave, dy viktimat ishin rrëzuar brenda kanalit të cilin po përpiqeshin të hapnin. Edhe i plagosuri dyshohet se ka lidhje familjare me viktimat dhe pronarin e kompanisë.
Ka qenë babai i viktimave që provoi i pari të largonte me eskavator dheun dhe gurat që kishin zënë
poshtë dy djemtë, por ngjarja rezultoi tragjike për ta.