Një helikopter ushtarak është përplasur të mërkurën në mbrëmje në Ukrainën perëndimore, duke shkaktuar vdekjen e katër ushtarakëve në bord.
Mësohet se mes personave që kanë humbur jetën është edhe një komandant i brigadës.
Presidenti ukrainas ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave. Gjithashtu është urdhëruar hetim i menjëhershëm nga forcat e armatosura për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.
“Ushtria jonë nuk duhet të humbë ushtarë gjatë stërvitjes”, ka thënë Zelensky.