Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian kanë shprehur sot të njëjtin qëndrim sa i përket reformës në drejtësi, duke përsëritur thirrjen për palët në politike shqiptare për të kryer këtë reform. Thirrja e SHBA-së dhe BE-së u publikua sot vetëm një orë para se të mblidhet tryeza e komisionit të Reformës në Drejtësi mblidhet sot sërish për të vazhduar atje ku ka mbetur procesi i reformës.
“U bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të dëgjojnë 91% të shqiptarëve që e mbështesin këtë reformë të rëndësishme, duke e çuar atë drejt përfundimit me sukses pa vonesa apo pengesa
Të gjitha partitë politike kanë një rol në këtë proces dhe kanë përgjegjësinë madhore për të arritur një marrëveshje” thuhet në deklaratën e përbashkët të shpërndarë nga ambasada amerikane.