Ambasadorja e Bashkimit Eevropian: E ardhmja europiane e vendit varet nga miratimi i kësaj reforme
Bllokimi i marrëveshjes për reformën në drejtësi për shkak të kundërshtimeve të PD-së dhe LSI-së, ka riaktivizuar diplomatët perëndimor. Ambasadorja e BE-së Romana Vllahutin u takua për rreth një orë me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Në takim është diksutuar rreth marrëveshjes për miratimine reformës në drejtësi nga të gjtiha partitë politike. Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin, paralajmëroi politikën shqiptare se vendi do të ketë bllokadë nëse nuk kalon reformën në drejtësi.
“Një progres i qëndrueshëm në këtë fushë është kyçi për të ardhmen evropiane të këtij vendi dhe më konkretisht, për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Reforma e Drejtësisë nuk do të mbarojë me miratimin e paketës kushtetuese, por aty do të fillojë. Zbatimi i reformës do të jetë një sfidë e madhe dhe një numër i madh aktesh legjislative janë në proces ndryshimi apo hartimi.
Dialogu dhe diskutimi kanë rëndësi kritike për suksesin e reformës, askush nuk pret të ketë marrëveshje të plotë mbi gjithçka, por në një demokraci është shumë e rëndësishme të shkëmbehen mendime për të kërkuar zgjidhjet më të mira”, tha Vllahutin.