Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Brazil ku një 39-vjeçar ka vrarë me thikë të dashurën e tij.
39 vjeçari, Rudson Aragao Guimaraes pas vrasjes së të dashurës shkoi në një kishë Baptiste nga e cila ishte përjashtuar, duke vrarë me armë zjarri edhe 3 persona të tjerë.
Sulmi u zhvillua në lagjen Bela Vista të Paracatu, që është një qytet prej 80,000 banorësh.
Policia arrestoi autorin, por gjatë neutralizimit e ka plagosur atë.