Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për falsifikim vulash, stampash dhe formularësh si dhe krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar.
47-vjeçari A.R. në bashkëpunim me disa persona të tjerë ka siguruar të ardhura monetare nga ky aktivitet i paligjshëm.
“A. R.,ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës ka vendosur për të, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”,”-raporton policia.