Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Kosovë ka arrestuar Ismet Osmani, i njohur si “Curri” i cili është pronar i disa kazinove në Kosovë, Ilir Bojku dhe Mentor Maqani.
Mësohet se është kapur po ashtu sot edhe ish-ushtari i UÇK-së, Rrahim Hashimi i dyshuar si një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Ismet Osmanit, të njohur në opinion me nofkën Curri, që qëndron prapa disa kazioneve të njohura në Kosovë.
Këtë e kanë bërë të ditur burime të Gazetës Express brenda hetuesisë. Gjithashtu mësohet se arrestimi ka ndodhur në Vushtrri, pak minuta më parë.