Sportistja Erblira Bici është padyshim volejbollistja më e mirë kuqezi për momentin. 23-vjeçarja u konfirmua edhe në arenën ndërkombëtare, pas 4 kampionateve të fituara në Shqipëri, dhe bëhet shqiptarja e parë që shpallet kampione e Evropës në volejboll për femra.
Bici dhe skuadra e saj Novara, triumfuan 3 me 1 kundër ekipit tjetër italian, Conegliano, në finalen e zhvilluar në Berlin të Gjermanisë, duke fituar edhe trofeun e Champions League për edicionin 2018-2019.
Një triumf i jashtëzakonshëm për sportisten e Kombëtares shqiptare, e cila po përjeton momentin më të mirë në karrierë.