Policia shqiptare ka vënë në pranga një 28-vjeçar i kërkuar nga shteti fqinj që prej muajit janar.
Shtetasi Ermir Gjeloshi, 28 vjeç është shpallur në kërkim për “Vjedhje në rrethana rënduese”.
Gjeloshi nuk është një emër i panjohur as për policinë shqiptare, pasi figuron me precedentë penalë dhe i arrestuar më parë për plagosje, kanosje, armëmbajtje pa leje e prodhim e shitje narkotikësh.