Ka nisur protesta e opozitës dhe në këto minuta të para vihet re një pjesëmarrje e dhjetra mijëra qytetarëve.
Ndërkohë kreu i opozitës Lulzim Basha po marshon drejt Bulevardit, protestuesit kanë njollosur sërish me bojë Kryeministrinë.
Flakadanë, ngjyrë blu e rozë, tymuese e kapsolla janë hedhur gjithashtu nga protestuesit të cilët mbajnë në duar edhe pankarta ku shkruhet ‘Rama ik’.