Vasili: Ndërkombëtarët të shqetësuar për koncesionet
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka diskutuar propozimin e LSI, sipas të cilit kontratat koncesionare më të gjata se 4 vjet duhet të miratohen nga Kuvendi. Argumenti i dhënë për këtë propozim është se kontratat koncesionare që i kalojnë mandatet politike duhet të marrin votën e Kuvendit. Deputeti i LSI Petrit Vasili, relatori dhe deputeti nismëtar për ndryshimet në ligjin aktual të koncesioneve, tha se
“Institucionet financiare ndërkombëtare janë të shqetësuara për problematikën e koncesioneve”.
Por deputetët e cilësuan absurde që çdo kontratë koncesionare të kalojë në Kuvend. Sipas tyre kriter duhet të jetë vlera e kontratës koncesionare. Nisur edhe nga Skandali i Panamasë në Komision ka patur edhe një propozim sipas të cilit duhet parë mundësia që kompanitë koncesionare të mos jenë offshore.