Dita Ndërkombëtare e Talasemisë/ Çfarë duhet të dimë për dhurimin e gjakut? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dita Ndërkombëtare e Talasemisë/ Çfarë duhet të dimë për dhurimin e gjakut?

12:31 | 08/05/2019
në Uncategorized
0

nga Sonila Isaku

Gjaku, përveçse një përbërës i rëndësishëm i trupit tonë, është edhe një lëndë kuruese që nuk mund të prodhohet nga industria farmaceutike, ndaj i vetmi burim i tij është dhurimi i gjakut nga njerëzit vullnetmirë, në mënyrë të herëpashershme dhe pa pagesë. Nevojat për gjak janë shumë të mëdha, pasi transfuzioni i gjakut dhe përbërësve të tij, shërben shpesh për t’i shpëtuar jetën dikujt që pëson aksident (të çdo forme), ose kryen ndërhyrje kirurgjikale të shoqëruar me hemorragji, por edhe si kurë shoqëruese në disa patologji, si anemitë, talasemia, hemofilia, anemitë hemolitike, leuçemitë, të transplantuarit, etj…

Më parë, pjesa më e madhe e gjakut në Shqipëri, sigurohej nga dhënësit me pagesë, të cilët duke qenë njerëz nevojtarë shpesh sëmureshin, duke dhënë kështu gjak jo të sigurt për ata që kishin nevojë. Aktualisht, në saj të informimit dhe promovimit të bërë nga institucionet shëndetësore dhe organizatat vullnetare, ajo sigurohet kryesisht nga familjarët dhe dhuruesit vullnetarë. Megjithatë, ende në Shqipëri dhurohet 10 herë më pak gjak, se sa janë nevojat për të.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Përse duhet të dhurojmë gjak

Dhurimi i gjakut është akt human, i cili shpëton jetë njerëzish. Gjaku i sigurt shpëton jetë dhe përmirëson shëndetin. Gjaku, përveçse një përbërës i rëndësishëm i trupit tonë, është edhe një lëndë kuruese, e cila nuk mund të prodhohet nga industria farmaceutike, ndaj i vetmi burim i tij është dhurimi i gjakut në mënyrë vullnetare dhe të rregullt nga njerëzit dhe pa pagesë. Mund të bëhet dhurues çdo person i cili gëzon shëndet të mirë, peshon 50 kg e lart dhe ka moshën 18–60 vjeç.

Sa shpesh mund të dhurojmë gjak

Të rinjtë që kanë mbushur moshën 17 vjeç dhe peshojnë 50 kg dhurojnë 2 herë në vit, pra çdo gjashtë muaj (me miratimin e prindërve).  Burrat mund të dhurojnë 4 herë gjak gjatë një viti, me një diferencë prej 12 javësh midis dy dhurimeve të gjakut. Gratë në moshën e pjellorisë, këshillohet të dhurojnë gjak 2 herë në vit, pra çdo gjashtë muaj.

Kush nuk mund të dhurojë gjak

Përjashtim të përhershëm nga dhurimi i gjakut bëjnë individët që kanë sëmundje: kardiovaskulare, sëmundje infektive si (Hepatit viral B, C, TBC, HIV, Sifiliz), persona të cilët kanë kryer transplante, diabet insulinovartë, sëmundje autoimune, tumore malinje, epilepsi, sjellje seksuale me rrezik të madh infektimi, si dhe përdoruesit e alkoolit dhe drogës.

Përjashtim të përkohshëm nga dhurimi i gjakut, bëjnë individët që kanë marrë antibiotik ose sapo kanë mbaruar kurën 7-ditore me antibiotik, personat që kanë kollë dhe dhimbje fyti, ata që kanë kryer një ndërhyrje kirurgjikale brenda vitit, gratë gjatë shtatzënisë dhe një vit pasi kanë lindur, si dhe gjatë ciklit menstrual, ata që kanë bërë tatuazhe ose pircing në 4 muajt e fundit, ata që kanë marrë transfuzione gjaku gjatë një trajtimi mjekësor ose ndërhyrje kirurgjike, personat që kanë injektuar ndonjë vaksinë, ata që kanë kryer marrëdhënie seksuale të rastësishme, ata me alergji të ndryshme në fazën akute, si dhe ata që kanë kryer ekzaminime endoskopike.

Sa gjak dhurohet?

Sasia maksimale e gjakut të marrë sipas ligjit në fuqi për secilin dhurues, është 450 ml (±10%). Marrja e gjakut zgjat rreth 5 deri 8 minuta dhe kryhet me materiale mjekësore sterile dhe njëpërdorimshme. Sasia e gjakut të dhuruar zëvendësohet brenda pak orëve, ndërsa duhen rreth 20 ditë që të rifitohet numri normal i qelizave.

Para se të kryeni këtë akt solidariteti, mjekët do të sigurohen se ju gëzoni shëndet të plotë dhe ky dhurim nuk do ta dëmtojë shëndetin tuaj. Kjo realizohet nëpërmjet intervistës dhe vizitës mjekësore. Pasi kryeni dhurimin, ju duhet të qëndroni disa minuta shtrirë dhe të pini të njëjtën sasi uji ose lëngjesh, për të zëvendësuar gjakun e dhuruar. Pas disa ditësh, për shkak të ciklit natyror të riprodhimit, gjaku do të rifitojë të njëjtin përqendrim të përbërësve të vet.

Kujdesi

Ditën që do të dhuroni gjak, hani një mëngjes të lehtë dhe pini sa më shumë lëngje, si para ashtu edhe pas dhurimit të gjakut. Këshillohet të mos përdoren pije alkoolike dhe duhan. Mos kryeni aktivitete fizike të forta. Përpara dhurimit të gjakut, mjeku do të bëjë kontrollin dhe vlerësimin klinik të dhuruesit (peshën, rrahjet e zemrës, tensionin, hemoglobinën), dhe do të kryej një bashkëbisedim të shkurtër me qëllim përpilimin e një pyetësori, gjë që përcakton aftësinë dhe pranimin për dhurim të gjakut.

Analizat

Një person që dhuron gjak, përveç se ka të mira në trup për rigjenerimin e tij, përfiton edhe kryerjen e një sërë analizash. Kështu pas marrjes së gjakut, mjekët ekspertë të Qendrës Kombëtare të Gjakut u dërgojnë të gjithë dhuruesve analizat e kryera të gjakut komplet, transaminazat ALT, konfirmimin e grupit të gjakut dhe Rh, testim për Hepatit B, C, HIV, Sifiliz dhe Citomegalovirus (CMV). Nëse je dhurues periodik, përveç testimeve të sipërpërmendura, kryhen edhe disa ekzaminime shtesë si: glikemia, kreatinemia, proteinemia, kolesterolemia, trigliceridemia, feritinemia.

Fakte

  • Ne kemi rreth 10.7 dhurime gjaku për 1000 banorë. Nevojat e vendit për gjak janë të mjaftueshme me 20 dhurime gjaku për 1000 banorë.
  • Vetëm në Tiranë gjatë një jave, në spital përdoren rreth 350 njësi gjaku.
  • Për pacientët me talasemi përdoren aktualisht rreth 90 njësi gjaku në javë.
  • Në pacientët me trauma dhe aksidente automobilistike të ndryshme, përdoren afërsisht 10 njësi gjaku në javë.
  • Në sëmundjet e brendshme dhe sëmundjet e gjakut përdoren rreth 100 njësi gjaku në javë.
  • Në pacientët kirurgjikë përdoren rreth 150 njësi gjaku në javë.

Për çfarë përdoret

  • Gratë me komplikacione gjatë shtatzënisë, si dhe hemorragji përpara, gjatë dhe pas lindjes.
  • Fëmijët me anemi të theksuar që shpesh vijnë nga malaria dhe kequshqyerja.
  • Njerëzit të cilët pësojnë aksidente dhe u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjike, për pacientët me kancer, si dhe në shumë ndërhyrje të tjera kirurgjike për sëmundje të ndryshme.
  • Gjithashtu, gjaku është i nevojshëm për njerëzit të cilët janë të sëmurë dhe duan në mënyrë të rregullt transfuzione gjaku, si pacientët me talasemi, me sëmundjen drepanocitare të gjakut, me hemofili, leuçemi etj.

 

Etiketa: dhurimi i gjakutDita Ndërkombëtare e Talasemisë

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Rama darkë Iftari në Sarajevë/ Zaev: Ditët e Ramazanit na bashkojnë si popuj

Rama darkë Iftari në Sarajevë/ Zaev: Ditët e Ramazanit na bashkojnë si popuj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com